E ardhmja e Kessie, agjenti: Pyetni drejtorët e Milanit

Agjenti i Franck Kessie ka qenë i pranishëm në Gewiss Stadium për ta përcjellë ndeshjen ndërmjet Atalantas dhe Milanit në Serie A.

George Atangana ka mundur ta shijojë fitoren e Rossonerëve (3-2) nga tribunat, ndërkohë që klienti i tij është duke e negociuar rinovimin e kontratës.

Mediat italian e kanë raportuar se ekziston një diferencë e madhe në mes të ofertës dhe kërkesës lidhur me të ardhmen e futbollistit nga Bregu i Fildishtë.

(Foto: Instagram/franckkessie)

Kur është pyetur nga Telelombardia për situatën aktuale të Kessie, agjenti i tij është përgjigjur: “Pyetni drejtorët. Unë jam këtu për ta shikuar ndeshjen”.

24-vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në Milanello, ndërsa në të kaluarën ka deklaruar se do të dëshironte ta zgjatë qëndrimin në San Siro. 

Related posts

Jorginho shihet si favorit për të fituar Topin e Artë në këtë vit

D V

Spektakël dhe gola në ndeshjen Belgjikë – Itali, italianët e mbyllin në epërsi pjesën e parë

D V

Kuotat për ndeshjen Shkupi – Llapi, favorit është Shkupi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More