Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“E bëj punën me zemër si ditën e parë” Braçe 2 vite si zv.kryeministër: Shpresoj të mos kem zhgënjyer askënd!

Si sot dy vite më parë, Erion Braçe u emërua nga kryeministri Rama në postin e zv.kryeministrit. Pikërisht këtë ditë të veçantë për karrierën e tij politike, zv.kryeministri Erion Braçe e ka kujtuar vet përmes një postimi në rrjetet sociale.Teksa shkruan se këtë punë e bën me zemër si ditën e parë dhe nuk e ka bërë kurrë për karrige, Braçe shprehet se shpreson që të mos ketë zhgënjyer askënd me punë e tij, ndërsa falenderon ata që e kanë mbështetur.

“28 dhjetor, një ditë si kjo; dua shumë të mos kem zhgënjyer kërkënd! Një gjë dua tua them; Vijoj ta konsideroj punë e jo karrige dhe, ta bej me zemër si ditën e parë! Faleminderit shumë kujtdo”, shkruan Braçe.

Në Asamblenë Kombëtare të PS-së në 2018, ky njoftim u prit me ovacione të gëzueshëm nga salla, ndërsa vetë Rama e konsideroi atë si një nga personat e duhur për të mbajtur këtë post.

“Në fund fare kam dhe një ndryshim që e konsideroj kyç. Erion Braçe do të jetë zëvendëskryeministri i ri i qeverisë sepse është koha që shumë nga ato që thashë dhe nuk thashë të adresohen në kulturën dhe përkushtimin në shërbimet ndaj popullit, njerëzve. Erjoni si zëvendëskryeministër do të ketë të gjithë autoritetin të ndjekë procesin e transformimit të shërbimeve në shërbime për njerëzit dhe për të dhënë gjithë kontributin e tij në pastrimin e administratës nga hajdutët, parazitët dhe gjithfarëlloj fundërrinash që vazhdojnë të cenojnë drejtpërdrejtë qytetarin duke tundur lloj-lloj flamujsh që nga flamuri i PS, tek flamuri i krushqisë, flamuri i vëllazërisë, tek flamuri i radhës”, tha Rama në 2018.

Postime të ngjashme

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Çuçi: Prej dy ditësh ndodhem në Beirut, do e finalizojmë me sukses këtë operacion

T E

Programi politik i PD dhe aleatëve/ Yuri Kim takon Bashën: SHBA pret kandidatë të pastër nga partitë

S.B.

Një ditë pas marrëveshjes me PD, Bamir Topi jep dorëheqje e parevokueshme nga drejtimi i FRD-së

S.B.

Vaksinohen për COVID-19 bluzat e bardha në Berat, Rama: Pranvera, periudhë vaksinimi intensiv. Përfshijmë dhe ushtrinë dhe studentët e infermierisë

S.B.

“902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara”/ KQZ: Të infektuarit aktiv me COVID mund të mbeten pa votuar

S.B.

‘Rinovoni kartat e identitetit’, apeli i Metës: Verifikoni ku e keni qendrën e votimit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...