Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

E dashura e Seldit flet për lidhjen me këngëtarin: Në fillim e kam paragjykuar, por është një djalë shumë i sjellshëm dhe i edukuar

Këngëtari i njohur shqiptar, Seldi Qalliu, në muajin shtator zyrtarizoi lidhjen e tij të re me modelen Sindi Cela.

Çifti duket se janë të lidhur për një kohë të gjatë, por që të njëjtit bënë një paraqitje të mahnitshme edhe në një nga klipet e artistit të quajtur, “Nutella”.

Sidoqoftë, Sindi së fundmi u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë rreth saj përmes opsionit pyetje-përgjigje, teksa pyetjet kanë qenë të shumta në lidhje me raportin e saj me Seldin.

E pyetur se çfarë është Seldi për të, modelja e cila jeton dhe vepron në Belgjikë nuk ngurroi të përgjigjej duke thënë, “Ai është në radhë të parë shoku im më i ngushtë që kam”.

Më pas, një tjetër pyetje e një ndjekësi ishte se kur filloi lidhja e tyre me një përgjigje nga Cela duke shtuar, “Në fakt kemi qenë shumë kohë më përpara të lidhur, në momentin që unë kam dëgjuar këtë këngën, i kam thënë se duhet të publikosh patjetër. Gjithçka shkon shumë mirë, perfektë momentalisht. Në fakt në fillim e kam paragjykuar shumë Seldin, por kur u njoha pastaj më doli komplet kundër. Është një djalë shumë i thjeshtë, i sjellshëm, i edukuar dhe i respektueshëm”.

Lidhja e Seldit me Sindin vjen pak vite pas ndarjes nga këngëtarja Mimoza Shkodra, me të cilën po ashtu ishte i fejuar.

Postime të ngjashme

Almeda Abazi publikon një nga momentet e para pas lindjes së vajzës

Dafina Vidishiqi

“Baba beqar”, Mozzik zbulon se ai nuk është në lidhje

Dafina Vidishiqi

Xhensila Myrtezaj dhe Lumi B nesër sjellin këngën e re, me pamje të tjera nga klipi

Dafina Vidishiqi

Kate Middleton vendos gjerdanin domethënës kushtuar tre fëmijëve të saj

Dafina Vidishiqi

Loredana Zefi me një tjetër tatuazh të ri

Dafina Vidishiqi

Familja Mbretërore i nderon baballarët e tyre në Ditën e Babait me fotografi të ëmbla nga arkiva

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...