Agjencia Zhurnal.mk
Bota

‘E detyruar ti ruajë të gjitha paratë në shtëpi’, Liderja e Hong Kongut i bishton sanksioneve amerikane

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk ka llogari bankare.

Kjo sipas saj ka ndodhur për shkak të sanksioneve që ka vënë Departamenti amerikan i Thesarit ndaj saj.

Sanksionet kundër saj dhe zyrtarëve tjerë janë vendosur si përgjigje ndaj Ligjit të ri për siguri në Hong Kong, të miratuar nga ana e Kinës.

Deklaratat e saj kanë nxitur spekulime në rrjetet sociale, rreth asaj se si arrin ta dërgojë qeveria pagën e saj në shtëpi.

Përgjatë një interviste të premten, ajo ka thënë se është duke përdorur “para të gatshme çdo ditë, për gjithçka”.

“E ulur përpara jush është shefja ezekutive e Hong Kongut, të cilës nuk i janë bërë të mundshme qasjet në shërbime bankare”, ka thënë ajo për kanalin lokal anglez, HKIBC.

“Kam grumbuj parash në shtëpi, qeveria më pagun me para të gatshme pagën time, sepse nuk kam llogari bankare”, ka thënë ajo.

Ajo po ashtu ka thënë se është “shumë e nderuar” që është “sanksionuar paarsye” nga Qeveria amerikane.

Ajo konsiderohet se është një nga liderët më të paguar në botë.

Raportohet se Lam ka një pagë vjetore prej 670,000 dollarëve.

Në muajin qershor, Kina ka miratuar një ligj kontravers për siguri kombëtare në Hong Kong, për të cilin kritikët thonë se kërcënon liritë dhe autonominë e këtij qyteti.

Ky ligj po ashtu e lehtëson ndëshkimin e protestuesve, andaj ekzistojnë shqetësime se ky ligj mund të rezultojë me kërcënim të pavarësisë së gjyqësorit.

Si përgjigjje ndaj ligjit të ri, Uashingtoni ka vendosur të ngrijë asetet amerikane të një morie zyrtarësh të Hong Kongut, dhe të konfiskojë pronat që mund të kenë në Shtetet e Bashkuara.

Postime të ngjashme

Merkeli për dozë të dytë mori një vaksinë tjetër, jo AstraZeneca-n

Bekim Laçi

Hong Kong: Nis gjyqi i parë nën Ligjin e ri për siguri kombëtare

Bekim Laçi

Republikanët në SHBA bllokojnë projektligjin për reforma zgjedhore

Bekim Laçi

Miliona persona u kthyen në milionerë gjatë pandemisë

Bekim Laçi

Polici amerikan nuk ndahet së qari pasi u detyrua ta vrasë 19-vjeçaren – familja “ia fal gjakun”

Dafina Vidishiqi

Fauci: Varianti Indian, kërcënimi më i madh në luftën kundër Covid-19

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...