Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

E dhimbshme! Me simbolet kombëtare, kush ishin dy adoleshentët që humbën tragjikisht jetën para syve të së ëmës dhe vëllait

Dy vëllezër shqiptarë nuk i ndaheshin simboleve kombëtare shqiptare, dhe si shumë e shumë shqiptarë të tjerë, që edhe pse në një vend të tjetër, edukoheshin me dashurinë për kombin dhe atdheun.

Por jeta dhe ëndrrat e tyre do të ndërpriteshin tragjikisht, pas një aksidenti që ka tronditur komunitetin shqiptar në Gjermani dhe kudo.

Dy adoleshëntët shqiptarë, Hasan Arifaj, 17 vjeç, dhe Blerian Arifaj, 13 vjeç, humbjen jetën tragjikisht ditën djeshme në Gjermani.

Tragjedia e rëndë ndodhi dje  në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë.

Dy vëllezërit u goditën nga një tren, që po kalonte në qytetin ku ata jetonin.

Mrekullisht aksidentit i shpëtoj vëllai i tretë i tyre.

Sipas mediave gjermane i shpëtuari ishte duke shkuar në shkollë me vëllezërit e tij, por ishte me fat, sepse ishte i fundit që po ecte pak më ngadalë se dy të tjerët, kur kaloi treni që i mori para.

I mbijetuari ndodhet në spital për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

E gjithë skena u pa nga nëna e fëmijëve, e cila po i shoqëronte fëmijët në shkollë.

Familja në fjalë ishte nga Deçani dhe jetonte prej disa vitesh në Gjermani.

Një tragjedi që ka sjellë një valë reagimesh, për kushtet e sigurisë. /NOA.al

Postime të ngjashme

Netanyahu fton Kurtin: Eja të inaugurojmë ambasadën në Jerusalem

T E

Familja e Qerim Kelmendi kërkon nga Prokuroria Speciale zbardhjen e vrasjes

T E

Familja nga Kukësi që strehoi gjatë luftës rreth 50 persona nga Kosova

T E

7,321 raste aktive me coronavirus

S.B.

Vendi rrezikon të zhytet në krizë shkaku i postit të presidentit

S.B.

Sot pritet përmbyllja e rinumërimit të 552 vendvotimeve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...