Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

E diela ditë jo pune? Organet kompetente qartësuan se kush do të punojë e kush do të pushojë të dielën

Zhurnal Ads

Shkup, 30 nëntor, zhurnal.mk – E diela si ditë jo pune, por jo edhe për tregtarët me pakicë. Pas paralajmërimeve të fundit të personave kompetentë, dyqanet e vogla me shumë gjasa do të punojnë edhe të dielën. Ndryshime do të pësojë edhe tregtia me shumicë, ku sipas informacioneve fillestare të Ministrisë së ekonomisë do të ketë propozime të reja. Organet kompetente nuk kanë shumë kohë. Duhet të qartësohet në cilat veprimtari shoqërore e diela do të jetë ditë jo pune. Nga Ministria e ekonomisë theksuan se tashmë është bërë analizë në sektorët e tregtisë, zejtarisë, turizmit dhe hotelerisë.

“Analizuam si kjo do të ndikojë në Ligjin për tregti dhe kjo do të thotë se te tregtia me pakicë nuk do të ketë ndryshime dhe ata do të punojnë edhe të dielave, ndërsa te tregtia me shumicë do të ketë ndryshime për të cilat në mënyrë shtesë do të hapim debat me Odat. Me tregti me shumicë mendohet për supermarketet e mëdha dhe magacinat. Për ta ka disa opsione të cilat Ministria e ekonomisë do t’i dërgojë deri te Qeveria”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Sa i përket hotelierëve dhe kompanive turistike atje nuk nevojiten ndryshime ligjore dhe ata me shumë gjasa do të vazhdojnë do punojnë edhe të dielën, thanë kompetentët. Nga Oda e ekonomisë së Maqedonisë veriperëndimore thanë se ata tashmë kanë biseduar për kërkesat e tyre me ministritë kompetente brenda Qeverisë.

“Të respektohen disa rregulla ku një pjesë e bizneseve që operojnë për fundjavë të mund ta kryejnë veprimtarinë e tyre. Megjithatë duhet të bëhet kujdes dhe pjesa e gjithë të punësuarve që të kenë një dit pushim gjatë javës dhe kjo të respektohet. Por theksuam edhe të mos shpejtohet me këtë çështje”, u shpreh Nebi Hoxha – kryetar i OEMVP.

Nëse e diela do të jetë ditë jo pune mbetet e paqartë edhe për personat që punojnë në transportin publik dhe mediat. Përndryshe e diela të shpallet si ditë jo pune është diçka e palogjikshme dhe e papranueshme për sektorin e hotelerisë. Prej atje reagojnë se pikërisht e diela është dita kur njerëzit më së shumti shkojnë në objektet hotelierike dhe lokalet.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Qytetarët apo Qeveria të punojë si në Zvicër?

E.E.

Protestë e punëtorëve nga “Eurokompozit” i Prilepit, kërkojnë paratë për kontributet për të cilat kanë zgjidhje ligjore

E.E.

Mariçiq – Arsllani: Gjykata Supreme të kyçet në zbatimin e reformave në gjyqësi

Z H

VMRO kërkon takim liderësh

T E

Investimet kapitale mund të ndihmojnë në rimëkëmbjen dhe revitalizimin e ekonomisë

E.E.

Kasami në Ankara takon nënkryetarin e AKP, Kurtulmuš

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...