Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

E diela ditë jopune është realitet, modeli duhet t’i mbrojë të gjithë

Shkup, 26 mars – Masa qeveritare për të dielën – ditë jo pune do të shkrihet në zgjidhje ligjore sa më shpejt të jetë e mundur.  Ky është premtimi që Qeveria e ka bërë prioritet në programin qeveritar dhe kjo do të realizohet, kumtuan sot pasdite nga Kabineti I zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Në kumtesë ceket se zbatimi i zgjidhjes ligjore do të jetë në përputhje me të gjithë partnerët socialë dhe do të merren parasysh të gjithë faktorët që janë pjesë e funksionimit të ekonomisë në vendin tonë – këtu hyjnë planet e skicuara të buxhetit për kompanitë në sektorin privat dhe institucionet nga sektori publik.

Punëtorët dhe punëtoret që do të punojnë për punëdhënësit të cilët do të funksionojnë edhe të dielën do të marrin një kompensim të shtuar për punën të dielën, që do të thotë se buxhetet e ndërmarrjeve do të ndryshohen, në mënyrë që të mos ketë ndryshime afatshkurtra në numrin e të punësuarve për shkak të rritjes së kompensimeve te këta punëdhënës, megjithatë duhet t’i jepet hapësirë riorganizimit dhe planifikimit me periudhë filluese që nga viti i ri kalendarik, d.m.th. 2022. Qeveria duhet të marrë parasysh të gjithë faktorët shoqërorë, siç është fakti që në këtë vit kalendarik edhe më tej po merremi me pasojat e shkaktuara nga kriza me Covid-19, ceket në kumtesë.

Nga Kabineti I zëvendëskryeministrit Bytyqi theksojnë se po shqyrtohen edhe propozimet e sindikatave, ku kërkohen koncesione të caktuara në vlerësimin e mekanizmit “puna të dielën”, të cilat do të jenë më të volitshme për punëtorët dhe punëtoret.

“Qeveria beson fuqimisht në dialogun social dhe vetëm përmes marrëveshjes së përbashkët do të arrijmë deri te zgjidhja përfundimtare, e kjo do të nënkuptojë një fuqi punëtore më produktive, vlerësim korrekt i punës së punëtorëve dhe punëtoreve, dhe punëdhënës që besojnë në progres dhe zhvillim. Në takimin e sotëm me odat ekonomike ishte paraparë diskutimi mbi Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatimin në pronë dhe një konsultë e shkurtër për tema të caktuara duke përfshirë edhe pjesën “e diela ditë jo pune”, kurse dialogun midis partnerëve socialë (Qeveria, sindikatat dhe punëdhënësit) do të zhvillohet përmes mbledhjeve të Këshillit ekonomiko-social”, nënvizohet në kumtesë.

Postime të ngjashme

Ulja e papunësisë mbetet e varur nga investimet e huaja

Dafina Vidishiqi

Policia vazhdon me gjobat për tejkalim shpejtësie, 67 dënime në autostradën Shkup – Veles

Dafina Vidishiqi

BESA fillon riorganizimin e degës së Bogovinës, themelohet nëndega në Pirok

Dafina Vidishiqi

MPB: 3 të lënduarit në aksidentin e autobusit, refuzuan intervenimin mjekësor!

Dafina Vidishiqi

Bakiu: Jemi kundër zgjedhjes së kryetarëve të komunave me një raund të vetëm

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...