E enjtja e kobshme për Gostivarin, ka ndërruar jetë edhe një 25 vjeçar

nga Xh M

Mbrëmja e së enjtes ka qenë e kobshme për Gostivarin. Krahas dy viktimave që humbën jetë në aksidentin tragjik në magjistralen Gostivar – Kërçovë, është regjistruar edhe një tjetër jetë e humbur.

Në shtëpinë familjare në lagjen Banjeshnicë ekipi nga ndihma e shpejt e Gostivarit ka konstatuar vdekjen e një 25 vjeçari. Jo zyrtarisht, shkak i vdekjes është bërë mbidozimi nga narkotikë, por autopsia do ta saktëson.

Gostivari Sot mëson që i ndjeri në ato momente ka qenë i shoqëruar nga një mik i tij, shtetas i Serbisë, i cili më pas është shoqëruar në Stacionin Policor për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.

I ndjeri bashkë me familjen jetonte në Zvicër dhe në vendlindje ndodhej bashkë me shokun e tij nga Serbia.

Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion në Spitalin e Gostivarit.

Brenda ditës pritet të del me informacione rreth rastit Policia e Gostivarit, ekip i së cilës bashkë me prokurin publik deri pasmesnate kanë kryer ekspertizën në vendngjarje.

Rasti u konfirmua për Gostivari Sot nga SPB-Tetovë. Gostivari Sot

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More