Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

E fejuara DMX me tjetër dedikim emocional për reperin e ndjerë

E fejuara e reperit dhe aktorit DMX i ka bërë një tjetër dedikim partnerit të saj të ndjerë, një javë pas vdekjes tragjike të tij.

Desiree Lindstrom, e cila është njëherësh nëna e fëmijës së tij të 15-të, ka publikuar një fotografi të vjetër romantike të çiftit, të cilën e ka shoqëruar me një përshkrim emocional.

“Natën e parë kur u takuam dhe më mbajte pranë. E dija se nuk do të lëshoja. Isha humbur në ty dhe asgjë tjetër nuk kishte rëndësi”.

“Miku im më i mirë, zemra ime, dashuria ime… sinqerisht gjithçkaja ime. Të falënderoj për ne. Të falënderoj për ‘Exodus’. Faleminderit Zot për Earl Simmons… Gjithmonë X”, ka shkruar Desiree në Instagram.

Ikona e muzikës hip-hop ndërroi jetë më 9 prill (në moshën 50 vjeçare) nga sulmi në zemër që besohet të jetë qenë pasojë e mbidozës me drogë.

Postime të ngjashme

Dua Lipa arrin një sukses me “We’re good” në Amerikë

Dafina Vidishiqi

Arbana Osmani e nis fundjavën në mënyrën më të mirë

Dafina Vidishiqi

Kejvina thekson fizikun në veshje sportive në palestër

Dafina Vidishiqi

Vesa pret me padurim rikthimin në vendlindje dhe performancat në skenë

Dafina Vidishiqi

Ju garantojmë me 99% se nuk keni parë kurrë një fund si ky i Kendall Jenner!

Dafina Vidishiqi

Fero e Arbenita kthehen me vajzën në shtëpi, i bëjnë pritje madhëshotre

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...