E fejuara e Jeff Bezos do të drejtojë një ekuipazh vetëm femra në një udhëtim në hapësirë, mes tyre edhe Katy Perry

nga D V

Lauren Sanchez, e fejuara 55-vjeçare e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, së shpejti do të realizojë ëndrrën e saj për të udhëtuar në hapësirë.

Dihet që Sanchez është trajnuar normalisht për të fluturuar me helikopterë, por këtë herë ajo do ta gjejë veten në rolin e një pasagjeri në një aeroplan special.

Lauren do të drejtojë një ekuipazh vetëm femra në misionin për Blue Origin, i cili u themelua në vitin 2000 nga Bezos si një kompani amerikane e teknologjisë hapësinore me bazë në Washington. Lancimi është planifikuar për pranverën e këtij viti dhe asaj do t’i bashkohen gra nga fusha të ndryshme.

Kush janë pasagjeret e tjera?

Në mesin e pasagjerëve do të jenë prezantuesja e famshme televizive Gayle King, këngëtarja e njohur Katy Perry, inxhinierja e hapësirës ajrore Aisha Bowe, aktivistja për të drejtat civile Amanda Nguyen dhe producentja e filmit Kerianne Flynn.

Sanchez po ashtu bëri një postim lidhur me këtë në llogarinë e saj në Instagram.

“Nëse dikush do të më thoshte se një ditë do të mund të shkoja në hapësirë, patjetër që do të kisha qeshur. Nuk mund ta besoj që po ndodh”, tha ajo. “Mendova se ëndrra për t’u bërë pilote ishte një punë e madhe. Kjo është edhe më e madhe”, shtoi ajo ndër të tjera.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More