E FSHEHTA E JETËS

nga D V

Poezi nga: Denise Levertov
Përktheu: Maksim Rakipaj

Dy vajza zbulojnë
të fshehtën e jetës
rastësisht në një varg
poezie.

Unë që s’e njoh atë të fshehtë
paskam shkruar atë varg.
Ma thanë
nëpërmjet një të treti

që e patën gjetur,
por jo në cilën poezi
dhe cili ishte vargu.

Pa asnjë dyshim
tani, pas një jave e ca,
do ta kenë harruar
të fshehtën,

vargun, emrin e
poezisë. I dua
që gjetën atë të fshehtë
që unë s’arrij ta gjej,

dhe që më deshën
për vargun që shkrova
dhe që e harruan
kështu që

një mijë herë, sa të jenë
gjallë, ato mund ta
zbulojnë sërish,
në të tjera vargje

në të tjera
raste. Dhe që
kanë dashur ta njohin,

që menduan se kjo
e fshehtë ekziston, po,
për këtë
sidomos.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More