Prokuroria Publike Themelore Kavadar ka nisur procedurë kundër 18-vjeçarit për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer veprën penale – Pengim i personit zyrtar për kryerjen e detyrave zyrtare.
Ai dyshohet se e fshehu në shtëpinë e tij kushëririn e tij që të mos e vuajë dënimin me burg, ndërkaq gjatë përpjekjes për ta arrestuar të njëjtin nga policët, sulmoi policët dhe u arratisën.
Siç qëndron në njoftimin e Prokurorisë Publike, më 2 maj, në shtëpinë në rrugën “Dimkata A. Gaberot” në Kavadar, dy inspektorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme ndërmorën aktivitete zyrtare – kapjen e të arratisurit nga Burgu i Gjevgjelisë, i cili ka qenë kushëri me tani të dyshuarin.
“I burgosuri ka bërë rezistencë gjatë përpjekjes për ta privuar nga liria për kryerjen e dënimit me burg, gjatë së cilës, tani i dyshuari e ka mbështetur, është gjuajtur ndaj një nëpunësi policor, e ka tërhequr dhe e ka gërvishtur, duke i shkaktuar lëndime trupore.
I dënuari ka arritur të lirohet dhe të ikë, por më vonë është kapur dhe kthyer në burg. I dyshuari gjithashtu iku në momentin e parë, por është privuar nga liria kurse me propozim të prokurorit publik, Gjykata Themelore në Kavadar i ka shqiptuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 8 ditësh”, qëndron në njoftimin e Prokurorisë.