E fundit: Gjykata Apelit i shlyen dënimin prej 19 viteve burg Angella Gjorgjievskës

Shkup, 31 gusht – Gjykata e Apelit ka shfuqizuar dënimin që iu shqiptua Angella Gjorgjievskës, e akuzuar për ndihmë në vrasjen e Pino Sekondos. Për momentin nuk ka zyrtarizim nga gjykata e shkallës së dytë por avokati Elenko Millanov i cili e përfaqësonte të akuzuarën para gjykatës penale, për Plusinfo tha se ai personalisht ka marë njoftimin për shlyerjen e dënimit, informon Zhurnal.

 

“Është e vërtetë se aktvendimi që i ishte shqiptuar Angella Gjorgjievskës për ndihmë në vrasjen e Pino Sekondos është shlyer. Unë personalisht e kam marë njoftimin se aty thuhet se arsyeja për këtë është shkelje e procedurës, si dhe vërtetim i gabuar i gjendjes faktike. Për momentin kaq mund t’iu them. Për momentin nuk kam kontakt me palët dhe nuk e di nëse në të ardhmen do ta përfaqësoj të akuzuarën, duke patur parasysh se ajo ka edhe tjetër avokat”, tha Millanov.

Angella Gjorgjievska ishte dënuar me 19 vite burg përshkak se ndihmoi Ali Furkanin në vrasjen e Pino Sekondos, ndërsa Ali Furkan është ende në ikje.

Siç thuhet në aktakuzë, më 11 dhjetor 2018, Gjorgjievska e ka thirrë Sekondon dhe kanë lënë takim në Gjorçe Petrov, ndërsa aty ka qenë dhe Ali Furkan me revole. Që të tre janë nisur për në Haraçinë ku edhe Ali Furkani e ka vrarë Sekondon në kokë. E dënuara Gjorgjievska akuzohet se ka mundësuar që të dy të takohen edhe pse ka qenë e njoftuar për “urrejtjen” mes tyre.

Trupi i Sekondos u gjet disa muaj pas vrasjes, në prill të 2019tës, në Bashinec të fshatit Luboten.//Zhurnal.mk

Related posts

Në Vranjë janë vaksinuar 12 mijë shtetas të Maqedonisë

R Zh

Fon der Lajen në Maqedoninë e Veriut dhe rajon mes datave 28 dhe 30 shtator

D V

Ministri i Drejtësisë: Asgjë kontestuese në lirimin e Zoran Mileski- Kiçeec

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com