Agjencia Zhurnal.mk

E fundit: Ministria e Drejtësisë për Zhurnal konfirmon ekstradimin e Jeton Luzhës

Shkup, 21 shtator – Zhurnal.mk – Është ekstraduar edhe i akuzuari i tretë për vrasjen e Nikolla Sazdovskit në Autokomandë të Shkupit, Jeton Luzha, informon Zhurnal.

Informacionin për ekstradimin e Jetonit për Zhurnal e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Drejtësisë.

Nga atje thonë se Jeton Luzha me kërkesë të ministrisë, është ekstraduar mbrëmë në orët e vona.

“Po, është e vërtetë. Ne kemi dërguar kërkesë për ekstradim dhe mbrëmë në orët e vona pas mesnate Jeton Luzha është sjellur në Maqedoni”, bëjnë të ditur për Zhurnal nga Ministria e Drejtësisë.

Jeton Luzha

Gjykimi për Luzhën ishte ndërprerë pasi ai iku në Hamburg të Gjermanisë ndërsa nga Prokuroria patën njoftuar se gjykimi do të vazhdojë pasi ai të ekstradohet në Maqedoni.

Skender Demiri & Besir Bela

Ndryshe Sazdovski ishte rrahur për vdekje më 29 qershor 2018 në Autokomandë. Dy të rinjtë Besir Bela dhe Skender Demiri në prill të vitit të kaluar u dënuan me nga 19 vite burg.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...