Agjencia Zhurnal.mk

E fundit: Nga e premtja hapen të gjitha kufijtë, pa test PCR dhe pa vetizolim, hapen dhe aeroportet

Shkup, 23 qershor – Zhurnal.mk – Në bazë të propozimeve të komisionit për sëmundje ngjitëse, Qeveria solli vendim që nga e premtja (26.06.2020), tërësisht të hapen të gjitha vendkalimet kufitare për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe atë duke mos qenë të obliguar të tregojnë PCR test negativ, dhe duke mos qenë të obliguar për qëndrim në vetizolim 14 ditor, raporton Zhurnal.

Qeveria gjithashtu solli vendim që nga 1 korriku, të hapen për punë edhe Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup, dhe aeroporti Shën Apostoll Pavle në Ohër.

Në përputhje me këto vendime, gjithashtu do të shlyhet dhe udhëtimi i organizuar nga shtetet e huaja duke filluar nga 26 qershori.

Gjithashtu, nga 26 qershori edhe restorantet do të mund të punojnë edhe në hapësirat e tyre të brendshme dhe jo si ishte deri tani vetëm në terraca.

Nga 26 qershori gjithashtu fillojnë me punë edhe fitnes qendrat dhe qendrat tregtare dhe të nejjtat do të mund të punojnë me orar të plotë dhe ditëve të diela.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...