Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

E fundit: Ora policore fillon nga ora 20:00, mbyllen të gjitha kafenetë dhe restorantet

Shkup, 5 prill – Zhurnal.mk – Sot Qeveria e RMV-së ka sjellë vendim që ora policore të zgjatet, dhe atë duke filluar nga ora 20:00 dhe të përfundojë në ora 05:00, raporton Zhurnal.

Sipas kryeministrit Zaev, lloji britanik i covid 19 ka qenë më i vështirë për gjithë pacientët të infektuar dhe ka marë më tepër jetë.

Kryeministri Zaev njofton se përshkak që jemi në prag të festave, Qeveria ka vendosur që të marë masa shtesë në mbrojtje të shëndetit kolektiv. Kështu, Qeveria vendosi që ora policore të fillojë nga ora 20:00 deri në ora 05:00, duke filluar nga nesër (06.04).

Gjithashtu, do të ndalohet edhe puna e objekteve hotelierike duke filluar nga data 07.04 e deri më 20.04. Restorantet dhe kafenetë do të mbyllen tërësisht dhe do të mund të shërbejnë vetëm me dërgesa nëpër adresa.

Gjithashtu, mbyllen edhe bastoret. Do të mbyllen edhe fitnes qendrat, pishinat, dhe të gjitha objektet për sport.

Kryeministri Zaev bën apel deri tek të gjithë qytetarët që të mos dalin pa nevojë dhe të respektojnë masat.

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...