E godet rrufeja derisa po rregullonte kopshtin e fqinjit, adoleshenti nga Florida i shpëton mrekullisht më të keqes

nga D V

Një adoleshent amerikan është goditur nga rrufeja derisa ishte duke rregulluar kopshtin, por që mrekullisht i ka shpëtuar vdekjes.

Daniel Sharkey ishte duke prerë degët e pemëve të fqinjit në Altamonte Springs të Florida, kur u godit nga rrufeja.

Nga goditja e fuqishme ai u rrëzua në tokë dhe bënte lëvizje të pakontrolluara nga dhimbjet e mëdha – e banorët që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje i dolën menjëherë në ndihmë.

“U zgjova dhe pashë veten në tokë. Tentova të bërtasë por nuk mundesha”, tha ai për ËFTV.

Sharkey u dërgua në spitalin regjional të Orlandos ku u shtrua në repartin e kujdesit intensiv, nga ku është bërë e ditur se ka lëndime në kraharor nga elektriciteti që përshkoi trupin e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More