E infektuar me COVID-19 prej pesë javësh, Mel B rrëfen betejën: Virusi nuk është një shaka

Mel B ka zbuluar se është e infektuar me COVID-19 për pesë javë dhe ende po rikuperohet.

Ylli i “Spice Girls”, 46-vjeçe, ndau fotografi të realizuara më parë nga udhëtimi në Maldive, ku qëndroi në një vilë private.

Sidoqoftë, këngëtarja pranoi se ‘realiteti’ ishte se qëndroi ‘në shtrat duke kaluar pjesën e fundit të COVID-19’, duke shtuar se ‘kanë kaluar pesë javë deri më tani’.

“Me kokën time unë jam këtu në Maldive, por në realitet jam në shtrat duke e kaluar COVID-19”.

Imazhet shfaqën yllin e muzikës pop që notonte në ujërat e kristalta dhe pozonte me bikini, por ajo pranoi se gjendja e saj aktuale shëndetësore ishte larg nga parajsa.

Për nder të përvjetorit, ato do të sjellin “Spice 25”, një album që përmban këngë të pa publikuara më parë, i cili do të jetë i disponueshëm nga 29 tetori.

Mel B, emri i vërtetë i së cilës është Melanie Brown, ka thënë më parë se do të ‘sigurohet’ që një turne i “Spice Girls” të ndodhë në 2023.

Related posts

Me bikini dhe ulur mbi të dashurin e saj, Erjona ngacmon imagjinatën

D V

Kelly Clarkson publikon këngën e re

Lea Muslija

Adele tregon arsyen e vërtetë pas humbjes së 45 kilogramëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More