Agjencia Zhurnal.mk

E ka parë duke i vdekur i fejuari derisa e zhveshur priste ndihmën

Ditë më parë në hapjen e qendrës tregtare “Chopard” në Londër manekinia e famshme çeke Petra Nemcova, ka shkëlqyer me një veshje tejet të bukur. Petra ishte përcaktuar për një fustan vezullues ngjyrë të argjendtë me dekolte të thellë dhe prerje të madhe te këmbët, i cili ka zjarr në pah format superseksi të trupit.

Bukuroshja 39-vjeçare dukej se po argëtohej mjaftë mirë derisa të gjithë pranë saj magjepseshin me bukurinë e saj. Ajo dikur ka qenë njëra prej modeleve më të kërkuara në botë, por së fundmi nuk ka gjetur aq shumë angazhime. Edhe pse në fytyrën e saj gjithmonë ka buzëqeshje dhe disponim të mirë, jetën e saj e ka shënuar një tragjedi e tmerrshme. Në të vërtetë, në dhjetor të vitit 2004, ajo së bashku me të fejuarin e saj, fotografin Simon Atlie, ishte për pushime në Tajlandë, kur kishte ndodhur një cunami shkatërrues.

Simon e kishte humbur jetën duke u mbytur në ujë, ndërsa trupi i tij ishte gjetur vetëm katër muaj më vonë. Vdekjen e tij e kishte parë me sytë e saj Petra, e cila disi kishte arritur të mbijetojë, pasi për tetë orë e zhveshur tërësisht dhe me nyjën e këmbës të lënduar, kishte qëndruar e kapur për një palme, në pritje të ndihmës. Në fund për të kishte ardhur një helikopter, ndërsa në spital ishte dërguar me lëndime të brendshme serioze dhe disa thyerje të brinjëve. Pasojat e lëndimeve ishin të mëdha, pasi ajo është dashur të mësojë se si të ecë sërish dhe për katër muaj ka marrë trajtim për t’u rikuperuar plotësisht.

“Eshtrat më janë thyer në tërë trupin, por vizioni që kisha duke i rikthyer ishte shumë i fuqishëm dhe më ka ndihmuar në shërimin tim. Për disa lëndimet e mia për t’u shëruar u zgjasin dy vjet, ndërsa unë jam shëruar për vetëm 4 muaj”, kishte rrëfyer ajo. Pas tragjedisë, ajo ka themeluar fondin “Happy Hearts”, i cili ndihmon njerëzit në mbarë botën që janë goditur nga katastrofat natyrore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...