“Kur ta jep Zoti” kështu quhet dhe kënga më e re ardhur nga artisti shumë i dashur Sefë Duraj, e në fakt Zoti vërtetë ia ka dhënë zërin e veçantë atij. Teksti dhe muzika është punuar nga Kreshnik Avdiu me orkestrim nga Ermal Krasniqi e vjen në xhirimet festive nga MProduction drejtuar nga Mirton Xhekaj. Kënga është mjaft e bukur dhe ritmike të cilën mund ta dëgjoni dhe ta pëlqeni menjëherë në kanalin youtube e vjen si projekti i dytë dhe i fundit në xhirimet festive për këtë vit.