E keni ditur gabim, nuk duhet t’i mbyllni aplikacionet në iPhone-in tuaj! Arsyeja pse do t’ju habisë…

nga Xh M

Një përdorues i TikTok ka ndarë një zbulim interesant që bëri gjatë një vizite në një dyqan të Apple, i cili mund të ndryshojë mënyrën si përdorni telefonin tuaj. Gjatë një vizite për të rregulluar një problem me telefonin, Fordy Lip Sync tregoi se një teknik i Apple e paralajmëroi të mos mbyllte më aplikacionet.

“Isha duke i mbyllur të gjitha aplikacionet dhe tekniku më tha: ‘Mos i mbyll’. Unë u habita,” tha ai në një video më 17 prill.

Sipas punonjësit të Apple, duke i mbyllur aplikacionet rregullisht, përdoruesit në fakt konsumojnë më shumë bateri dhe më shumë të dhëna.

“Mos i mbyll. Vetëm largoju prej tyre. Lëri të hapura. Ato thjesht ngrihen në sfond,” tha tekniku. “Sa herë që i mbyll dhe i hap sërish, telefoni harxhon energji dhe të dhëna për t’i rifilluar.”kacione të hapura, pa ndikim negativ, pasi ato nuk vazhdojnë të funksionojnë në sfond siç mendojnë shumica, por janë në gjendje “të ngrirë”. Disa përdorues rrjetesh sociale u shprehën të habitur, ndërsa të tjerë ishin skeptikë. Njëri komentoi:

“Po telefoni im nuk ndihet i pastër kështu,” ndërsa një tjetër tha: “Më acaron t’i shoh të gjitha të hapura.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More