Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

E kishte zënë gjumi, i shkon kolegut në dy të natës para shtëpisë – i tregon se kanë fituar Çmimin Nobel për Ekonomi

Profesori i Universitetit të Stanfordit, kishte vrapuar me tërë forcën në ora dy të mëngjesit në drejtim të shtëpisë së kolegut të tij që ishte në gjumë, që t’i tregojë se kanë fituar Çmimin Nobel për Ekonomi.

Paul R. Milgrom, 72-vjeç dhe Robert B. Wilson, 83, janë shpërblyer me çmimin Nobel, pasi të hënën emrat e tyre janë konfirmuar në Stokholm nga Goran Hansson, Sekretari i Përgjithshëm i Akademisë Mbretërore të Shkencave në Suedi, transmeton Telegrafi.

“Zbulimi i tyre ka të bëjë me benefitet e shitësve, blerësve dhe taksapaguesve në mbarë botën. Është vlerësuar kontributi i tyre për përmirësimin e teorisë së ankandit dhe shpikjen e formateve të reja të ankandit”, është thënë në kumtesën e Komitetit të Nobelit.

Por, Milgrom për pak sa nuk e kishte humbur këtë moment pasi e kishte zënë gjumi në shtëpinë e tij në Stanford të Kalifornisë. Për fat të mirë ishte kolegu i tij Wilson që jeton matanë rrugës, që shkoi në gjysmë të natës për ta informuar për këtë lajm të mrekullueshëm.

Kamera e sigurisë e vendosur në derën e shtëpisë, shfaq Wilsonin dhe gruan e tij të veshur me pizhame duke qëndruar para shtëpisë dhe me padurim prisnin t’ia kumtonin lajmin Milgromit

Wilsoni nuk hezitoi t’i bie ziles pavarësisht se ishte ora dy pas mesnatës. Këtë e bëri nga gëzimi i madh që fituan Çmimin Nobel për Ekonomi.

Postime të ngjashme

Në Louvre kthehet parzmorja që ishte vjedhur gati 40 vjet më parë

S.B.

Motrat binjake japoneze bëhen multi-milionere falë video-lojërave për gratë

S.B.

Familja u gjet duke bërë kamping buzë një shkëmbi të rrezikshëm

S.B.

Vajza nuhati këmbët e babit dhe reagimi i saj e bëri shumë persona të qeshnin

S.B.

Elon Musk tregon se çfarë mendon lidhur me armët bërthamore

S.B.

Si është të jetosh në Cameron Airpark të Kalifornisë, e krijuar për pilotët – shtëpitë e të cilëve kanë hangarë si garazhe

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...