Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

E kritikuan se po plaket, reagon Adriana Matoshi: Sa e vështirë duhet të jetë të jesh një grua e re, në kohën e rrjeteve sociale

Aktorja e njohur shqiptare, njëherësh deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Jo pak herë ajo ka qenë cak i kritikave apo paragjykimeve të ndryshme që iu kanë adresuar nga ndjekësit, e që në raste të caktuara nuk ka hezituar që edhe të reagojë.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe në fotografinë e fundit, të ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Teksa shfaqej e freskët, duke pozuar me një bluzë të bardhë dhe xhinse të kaltra, Adriana Matoshi shkroi në mbishkrimin e fotografisë se i kishte rënë në sy një koment së fundmi, që e kritikonte atë për moshën.

“Në një foto disa më shkruajtën: Sa keq po plakesh, je e tmerrshme. Ajo që ndodhi më bëri të kuptoj se sa e vështirë duhet të jetë të jesh një grua e re, në kohën e mediave sociale. Unë jam 41, e di kush jam dhe e di se çfarë dua, por komente të tilla mund të të dëmtojnë vetëm shpirtin e juaj”, shkroi Matoshi në mbishkrimin e fotografisë.

Me të parë këtë, shumë prej ndjekësve të saj i shprehën mbështetje në hapësirën për komente, duke i sugjeruar që t’i lërë prapa komentet negative të këtij lloji.

Adriana përndryshe fitoi mandatin si deputete sivjet në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës, duke garuar krah Lëvizjes Vetëvendosje.

Postime të ngjashme

Oriola nuk i lë vend imagjinatës, i tregon pothuajse të gjitha në fotosesionin e ri

Dafina Vidishiqi

Me këtë datë publikohet kënga e re e Encës

Dafina Vidishiqi

Fjolla Morina emocionon me fjalët për gjyshen e ndjerë

Dafina Vidishiqi

Ava Max pozon me ngjyrat e ylberit me rastin e muajit të krenarisë

Dafina Vidishiqi

Rita Ora fotografohet duke shkuar në seancën e ‘pilates’, ndërsa shenjat në shpinën e saj tregojnë se ajo ka bërë hixhamën

Dafina Vidishiqi

Getoar Selimi paralajmëron projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Stinen

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...