E kryer, Atletico Madrid fiton garën për Rodrigo de Paul

Rodrigo de Paul do të rikthehet përsëri në La Liga, por kësaj radhe jo te Valencia.

 

Atletico Madrid ka fituar garën për të nënshkruar me mesfushorin argjentinas, pasi tanimë ka gjetur marrëveshje me Udinesen.

Fabrizio Romano ka raportuar se Los Colchoneros janë pajtuar të paguajnë 35 milionë në drejtim të Udineses për mesfushorin argjentinas.

Kësisoj kampioni në fuqi i Spanjës ka fituar garën për lojtarin me gjigantët italianë si Juventus, Inter e Milan.

Marrëveshja mes lojtarit dhe Atleticos ka ekzistuar më parë, derisa ai do të prezantohet pas përfundimit të Copa America.

27-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Atleticon.

De Paul pati një sezon fantastik me Udinesen, ku shënoi nëntë gola dhe bëri 10 asistime.

Related posts

Milani tenton goditjen e madhe, i bën ofertë Cityt për Bernardo Silvën

D V

Real Madridi theu të gjithë rekordet e klubit me shumë e ofruar për Mbappen, por as kjo nuk ka mjaftuar

Redaksia

Zyrtare: Amir Shaipi transferohet te Lugano

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More