Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

E lënë dhe e harruar prej vitesh në dollap, videoloja Super Mario shitet në ankand për 660 mijë dollarë

Një videolojë e pahapur Nintendo – Super Mario Bros e prodhuar në vitin 1986, është shitur në një ankand në SHBA për 660 mijë dollarë.

Videoloja ishte blerë në vitin 1986 si dhuratë për Krishtlindje, por ajo u vendosë në një dollap dhe u harrua për vite – duke mos u hapur fare derisa këtë vit kur e gjetën, transmeton Telegrafi.

Shtëpia e ankandeve Heritage nga Dallasi, ka njoftuar se video-loja është shitur mbrëmë. Heritage ka bërë të ditur se është kopja më e mirë e video-lojës, për të cilën dihet se në mënyrë profesionale është vlerësuar për ankand.

Çmimi i shitjes ka tejkaluar pritshmëritë, pasi fillimisht ishte vënë shuma prej 114 mijë dollarë gjatë verës së kaluar për këtë lojë të prodhuar më 1987.

Postime të ngjashme

Smartphone i Leitz gati

Lea Muslija

Facebook Messenger me opsione të reja

Lea Muslija

Smartphone i Leitz gati për tregun e Japonisë

Dafina Vidishiqi

Bosi i iPhone thotë se Android është i mbushur me viruse të rrezikshëm

Dafina Vidishiqi

Kamerat e “njohjes së buzëqeshjes” lejojnë të hyjnë në zyre vetëm punëtorët ‘e lumtur’

Dafina Vidishiqi

Kjo teknologji po i ndihmon shumë kirurgët – inovacion i ri në shëndetësi

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...