Agjencia Zhurnal.mk

E lindur para kohës së saj, shkoi para kohe, regjisori i njohur me zemër të thyer për vdekjen e Violeta Rexhepagiqit

Regjisori Fatos Berisha ka bërë një postim për vdekjen e Violeta Rexhepagiqit.

Ka vdekur sot në moshën 55 vjeçare këngëtarja dhe gazetarja e njohur shqiptare, Violeta Rexhepagiqi.

E ndër personazhet e parë nga bota e artit që kanë reaguar, është regjisori Fatos Berisha.

Berisha ka postuar një fotografi të Violetës, ndërsa është shprehur me zemër të thyer në postim, shkruan Gazeta Express.

Ai ka shkruar fjalë të mëdha për artisten, duke thënë se ajo ishte lindur para kohe dhe iku para ohe, gjithashtu.

E lindur në vitin 1965, ajo mbetet një prej këngëtareve më avangarde të një kohe tjetër në Kosovë.

Violeta ka interpretuar rreth 40 këngë për fëmijë për të kaluar më pas në një dimension tjetër, në këngët për të rritur, aty ku edhe dolën hitet e saj si solo këngëtare por edhe bashkë me Armend Rexhepagiqin e Aida Barakun./Gazeta Express/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...