Agjencia Zhurnal.mk

E Majta dorëzon tetë padi kundër Kuvendit

Shkup, 23 shtator – Zhurnal.mk – Partia politike E Majta dhe dy deputetët tanë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, brenda periudhës së paraparë ligjore prej 30 ditësh, ngritën tetë padi individuale në Gjykatën Administrative kundër Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si organ publik, për ngritjen e një kontesti administrativ për mosrespektim të procedurës për verifikimin e mandateve të tetë deputetëve të mëposhtëm: Bedri Fazli dhe Fisniqe Bekteshi Shaqiri nga BDI, dhe Dragica Gjavoçanova, Zeqir Ramçiiloviq, Belkisa Zeqiri, Slavjanka Petrovska, Snezhana Kaleska Vançeva dhe Mirosllav Bogdanovski nga partia në pushtet “Mundemi”.

Paditë, që kërkojnë anulimin e këtyre akteve kontestuese administrative individuale dhe kthimin në procedurën e verifikimit, janë parashtruar në bazë të nenit 3, paragrafi 1, al. 4–5, në lidhje me nenin 4, paragrafi 1, al. 1 të Ligjit për konteste administrative (2019), dhe si arsye për padinë janë deklaruar dhe dokumentuar shkelje procedurale absolutisht thelbësore dhe të pakthyeshme të procedurës – dmth. sepse në procedurën që i parapriu miratimit të akteve, u shkel në mënyrë flagrante procedura për verifikimin e mandatit të deputetit të ri për pjesën e mbetur të mandatit, i cili vjen në vend të deputetit tjetër nga e njëjta listë e kandidatëve dhe nuk veproi sipas rregullave të procedurës të cilat rregullohen në detaje me ligj dhe Rregulloren e punës së Kuvendit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...