E Majta kërkon në seancë të marrin pjesë prindërit e viktimave në zjarrin në Koçan, Gashi këtë e vlerëson si manipulim me opinionin

nga D. V.

Shkup, 29 prill – Debati kuvendor për interpelancën e ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski u shënua me akuza të ndërsjella për lëshime institucionale, përgjegjësi politike dhe paaftësi për ballafaqim me sfidat e sigurisë.

Deputeti i “Të Majtës” Borisllav Kërmov në vërejtjen procedurale kërkoi që Kuvendi t’i hapë dyert për prindërit e viktimave nga Koçani të cilët sot protestojnë para Kuvendit që të mund ta ndjekin seancën nga galeria në Kuvend.

“Kërkoj që, nëse shumica parlamentare ndihet kaq e fortë, mendojnë se gjithçka që kanë bërë është në rregull, ndihen të ndershëm, mbrojnë me zell ministrin e saj të Brendshëm Pançe Toshkovski, të hapë portat e Kuvendit në mënyrë që të lejojmë prindërit e të ndjerit të ngjiten në galeri për të ndjekur seancën”, tha Kërmov dhe për këtë qëllim kërkoi një pauzë njëorëshe.

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dha pauzë dhe kërkesën e Kërkovit e vlerësoi si manipulim me opinionin, sepse sipas dispozitave ligjore, kjo duhej të ishte njoftuar më parë.

Deputeti i LSDM-së, Mile Talevski tha se votimi për interpelancën e ministrit të Punëve të Brendshme është zgjidhje e përgjegjësisë shtetërore, ndërsa jo përcaktim partiak.

“Një votë “PRO” interpelancës së ministrit Pançe Toshkovski nuk është çështje e politikës, por çështje nëse shteti do të mbijetojë, nëse do të ketë drejtësi dhe siguri”, tha Talevski.

Arbana Pasholli nga BDI-ja theksoi nevojën e përgjegjësisë morale dhe institucionale pas ngjarjes tragjike në Koçan.

“Nëse jeni të vetëdijshëm për peshën e përgjegjësisë tuaj, jepni një shembull që ky vend duhet ta shohë – jepni dorëheqje”, tha Pasholli.

“Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Jovan Jauleski, opozita e shfrytëzon interpelancën si mjet për mbrojtje të kriminelëve, ndërsa sipas Aleksandar Veljanovskit, interpelanca është sepse vijojnë hetime edhe për tragjeditë me “Besa Trans”-in dhe spitalin modular në Tetovë.

“Interpelanca e Pançes në këto momente është asgjë më shumë nga mbrojtja e krimit dhe vrasësve”, tha Jauleski.

Një qëndrim të ngjashëm shprehu edhe Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE, sipas së cilës frika e vërtetë e opozitës është pikërisht në atë që ministrit nuk do ta mbulojë krimin.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Bojan Stojanovski akuzoi se ka shumë mungesë sinqeriteti në këtë interpelancë dhe se nuk bëhet fjalë për respekt ndaj viktimave në Koçan, por për përfitim të drejtëpërdrejtë politik.

Ai akuzoi këto parti se ishin një sensacion mediatik dhe theksoi se kishte tre arsye të vërteta për interpelancën, duke theksuar se e para ishte trajtimi i suksesshëm i krimit, i cili u ul me 4.8 përqind gjatë mandatit të Toshkovskit, por edhe se ai tregoi se të gjithë janë të barabartë para drejtësisë.

“E dyta është përgjegjësia – do të ketë përgjegjësi, do të ketë një debat anketues për Koçanin, por edhe për Llaskarcën, për spitalin modular. Populli do të thotë për përgjegjësinë morale, nëse dikush ka përgjegjësi morale për të bërë drejtësi, kjo do të dalë në dritë”, tha Stojanovski.

Ministri Pançe Toshkovski, në mbrojtjen e tij, akuzoi pikërisht partnerët e koalicionit të opozitës për neglizhencë sistematike. Ai tha se nuk ka frikë nga përgjegjësia dhe se mbetet në detyrë për t’u përballur me të vërtetën dhe t’i shpreh të gjitha dilemat.

“Unë qëndroj para jush jo si ministër, por si një njeri që e kupton peshën dhe përgjegjësinë që sjell pozicioni. Do të flas si vendimmarrës, por edhe si baba, si ministër dhe prind. “Më lejoni të them se më vjen keq për çdo jetë të humbur”, tha Toshkovski, duke shtuar se çdo dilemë meriton një përgjigje të bazuar në fakte, jo në konstruksione politike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More