E majta paditi Spasovskin

Shkup, 1 shtator  – Partia opozitare E majta ka parashtruar padi penale kundër ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

 

Padinë e dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup E Majta e bazën në ekzistimin e dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” të dënuar në bazë të nenit 353 të Kodit Penal që parasheh dënim me burg prej 6 muajsh deri në 3 vjet.

“I denoncuarit akuzohet se në rolin e personit zyrtar nuk e ka respektuar tekstin e ligjit dhe më pas me vetëdije, me keqdashje dhe kundërligjshëm ka mundësia ndryshim të softuerit – sistemit për dhënien e letërnjoftimeve në MPB qysh në muajin qershor të vitit 2021. Me këtë është kryer edhe kthim i të dhënave dhe përmbajtjes e udhëzuesve të letërnjoftimit, kërkesë për dhënien e letërnjoftimit dhe vërtetim për kërkesën e parashtruar, para se të sillen çfarëdo ndryshimi të Ligjit për letërnjoftime, me të cilin do të ndryshoheshin të dhënat dhe përmbajtjet e udhëzimeve të caktuara”, thanë nga E majta, transmeton TV21.

Related posts

Boçvarski: Korridore të gjelbërta në vendkalimet kufitare për transport më të shpejtë të mallrave

Z H

UNICEF dhe UNESKO: Hapja e sërishme e shkollave nuk mund të presë

Z H

Dëshmitari për tragjedinë në Tetovë: Nuk ka pasur mjete për shuarjen e zjarrit brenda spitaleve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com