Maqedoni TOP LAJM

E Majta: PTHP dhe MPB të njoftojnë deri ku ka arritur hetimi për hakimin e KSHZ-së natën e zgjedhjeve

Zhurnal Ads

Shkup, 2 shtator – Zhurnal.mk – Partia “E Majta” kërkon nga Prokuroria Themelore Publike dhe nga MPB-ja, të tregojnë deri ku kanë mbëritur hetimet për sulmin e hakerëve ndaj KSHZ-së natën e zgjedhjeve, informon Zhurnal.

Nga “E Majta” zgjedhjet e 15 korrikut i cilësojnë si skandal të paparë në historinë e zgjedhjeve.

“Zgjedhjet e mbajtura më 15 korrik, E Majta i konsideron si skandal i paparë në historinë tonë zgjedhore. Taktika të zakonshme siç janë obstruksionet zgjedhore, presionet, punësimet parazgjedhore, ndarja e vauçerëve dhe shumat milionëshe të hedhura në blerje të votave tani u azhuruan me sulmin e hakerëve ndaj ueb faqes së KSHZ-së”, thonë nga E Majta.

Nga E Majta ankohen se edhe pas një muajve e gjysmë nga zgjedhjet, ende nuk ka informata se deri ku ka arritur procedura parahetimore.

“Pas më tepër se një muaj, nga PTHP ende nuk ka informata se deri ku ka arritur procedura parahetimore, që aspak nuk befason nga fella e koruptuar e pushtetit, ku Prokuroria Publike vetëm shërbimen për përndjekje politike për ata që nuk mendojnë njejtë si regjimi i ri i pasqyruar në zaevizëm. Qeveria e re e përbërë nga kriminelë të amnestuar, nuhatës të përplasjeve ndëretnike dhe të dyshuar në raste të PSP-së famoze, për prioritet të lartë shtetëror e vendosi rrënimin e investuesit të rremë të panjohur tek “Mavrovasja”, në vend shkeljes flagrante të procesit zgjedhor dhe rrezikimit të sigurisë me të dhënat personale në Listën Zgjedhore”, ankohen nga E Majta.

Ata kërkojnë nga PTHP dhe MPB të njoftojnë se deri ku ka arritur procedura për skandalin në ditën e zgjedhjeve, ku për herë të parë pasi KSHZ në vitin 2006 u digjitalizua, qytetarët mundeshin ta ndjekin votimiin e votave dhe rezultatet.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Osmani: Në vijim kemi finalizimin e prioriteteve të kryesimit austriak për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor

Z H

“Favipiravir” tashmë e gjeni dhe në barnator, një kuti kushton 5.100 denarë

T E

Spasovski: Kontesti me Bullgarinë nuk do të shkaktojë trazira në Maqedoni

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...