Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

E mitura shqiptare denoncon babanë për përdhunim

Rasti i përdhunimit të një të miture shqiptare nga babai i saj ka shkaktuar tronditje në Greqi. Ngjarja e rëndë, ka ndodhur në Asoss dhe familja shqiptare ishte e përbërë nga katër persona, dy prindërit dhe fëmijët.

Mediet greke shkruajnë se e mitura 17-vjeçare, e shoqëruar nga nëna e saj shkoi në komisariatin e policisë në Vrachati dhe denoncoi se babai i saj kishte abuzuar seksualisht me të që kur ajo ishte 12 vjeç.

E mitura i tregoi policisë se çfarë kishte ndodhur në vitet e fundit dhe ata menjëherë shkuan në shtëpinë e familjes ku ndaluan 45-vjeçarin, babanë e të miturës.

Ndërkohë që e mitura do të transferohet për një vizitë mjekësore në një spital në Athinë për t’u ekzaminuar, ndërsa djali më i vogël i familjes është marrë nga shërbimet sociale.

Raportohet se kohët e fundit 45-vjeçari ka qenë i papunë, ndërsa në familje ishte nëna e vetmja që punonte. Tanimë 45-vjeçari është arrestuar dhe po mbahet në Stacionin e Policisë Vrachati. /TCh/

Postime të ngjashme

Në Shkup 192 kundërvajtje trafiku, 31 për vozitje të shpejtë

Zekirija Haxhiu

Shqiptari nga Kosova vret të dashurin e ish-gruas në Belgjikë para syve të fëmijëve

Dafina Vidishiqi

Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë, dyshohen për veprën penale “trafikim me njerëz”

Dafina Vidishiqi

Arrestohet një 26 vjeçar te i cili janë gjetur 44 pako me marihuanë

Dafina Vidishiqi

188 shoferë të sanksionuar për parakalim të parregullt, 1/3 nga Tetova

Zekirija Haxhiu

Gjendet i pajetë një 29-vjeçar në Shkodër

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...