E mori, e çoi në një fushë me ullinj dhe e vrau/ Greku tregon arsyen absurde pse i mori jetën shqiptarit

Zbardhet arsyeja e vrasjes së shqiptarit në Kavala një vit më parë. Protothema shkruan se 40-vjeçari që punësoi viktimën gjoja për të krasitur ullinjtë, e çoi në një fushë dhe më pas e vrau duke e qëlluar në kokë.

Rasti i autorit grek 40-vjeçar konsiderohet tejet i rrezikshëm pasi ai pohoi në rrëfimin e tij se e kishin detyruar që ta vriste shqiptarin. Për hetuesit e çështjes ai tha: Satani më tha që ta vrisja!

Autori, sipas raportit mjeko-ligjor, ka probleme serioze psikologjike.

Autoritetet arritën të arrijnë gjurmët e 40-vjeçarit nga identifikimi balistik me një plumb nga një incident i ngjashëm në Selanik, ku edhe në këtë rast, autori i çështjes në Kavala pretendoi se ai kishte vepruar me kërkesë të Satanit.

Related posts

Menaxheri dhe DJ i këngëtares N.I, Drilon Furra nën hetim nga organet hetimore në lidhje drogën, mundësim prostitucioni dhe shpëlarjeje të parash!

R Zh

Arrestohen pesë persona në Gjevgjeli për drogë

D V

Ia theu hundën një personi, arrestohet i dyshuari në Podujevë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More