Agjencia Zhurnal.mk

E ndikuar politikisht! Arta Marku vetëmbrohet: Kam vepruar në kushtet e një presioni të madh

Tiranë, 13 nëntor – Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku tha sot para KLP në prezantimin e punës së saj, teksa kërkon një tjetër mandat në detyrën që mban aktualisht, se e ka provuar më shumë se një herë që ajo është e pavarur nga politika dhe në vendimmarrje e pandikuar prej saj.

Zgjedhja e Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme u bë mes akuzave të opozitës se ajo ishte një përzgjedhje e kryeministrit Rama.

Por ja rasti që solli Marku përpara KLP për të treguar pandikueshmërinë e vendimeve të saj:

“Unë kam vepruar në kushtet e një presioni të madh politik mediatik me komptetenca mjaft të kufizuara në mungesë të plotë të institucioneve.

Kam dëshmuar mjaftueshëm që s’kam varësi nga politika, jam anatemuar shumë për të kundërtën dhe është bërë sa herë ka pasur një rast të vecantë.

Kur cështjet janë zgjidhur unë më shumë se në një rast e kam vërtetuar të kundërtën
psh i fundit, për një vendimmarrje të sektorit të dekriminalizimit në prokurori, për kryetarin e bashkisë Vorë. Aq më tepër që unë isha në një periudhë kandidimi e zgjedhje.

Nuk kam vepruar asnjëherë e varur e për të arritur qëllime të miat personale. Kam pasur mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar dhe me mbështetjen e tyre jam zgjedhur”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...