Agjencia Zhurnal.mk
Bota

E nominuara për Sekretare të Thesarit të SHBA-së, Yellen: Duhet ta ri-startojmë ëndrrën amerikane

Zhurnal Ads

Janet Yellen, e cila u emërua nga presidenti i zgjedhur Joe Biden, këtë mëngjes për t’u bërë Sekretare e Thesarit, ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

Ajo ka pohuar se vendi po përballet me sfida të ndryshme duke thënë se së bashku duhet të punojnë, transmeton Telegrafi.

“Ne tani po përballemi me sfida të mëdha si vend. Për t’u rikuperuar, ne duhet ta ri-startojmë ëndrrën amerikane – një shoqëri ku secili person mund të rritet në potencialin e tij dhe të ëndërrojë më shumë për fëmijët e tij”, shkroi ajo në llogarinë personale në Twitter.

“Si Sekretare e Thesarit, unë do të punoj çdo ditë në drejtim të rindërtimit të asaj ëndrre për të gjithë”, vazhdoi ajo.

Nëse konfirmohet, Yellen do të ishte gruaja e parë që do të shërbejë si Sekretare e Thesarit.

Ndryshe, Biden ka numoniuar edhe disa anëtarë të tjerë si pjesë e stafit të tij ekonomik.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Mbi 400,000 persona të vdekur me koronavirus në SHBA

S.B.

Covid-19 ka shkaktuar 2 mijë viktima, por në këtë shtet e injorojnë

T E

Shkon në 73 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Indonezi

S.B.

Video shqetësuese e NASA-s tregon një rritje të mprehtë të temperaturës

T E

Pakistani bllokon aplikacionin TikTok

admin

Ngjarje e tmerrshme në Australi, shtetasja kroate vret veten dhe tre fëmijët

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...