“E padrejtë që flitet pak për të”, Lamine Yamal emëron lojtarin më të nënvlerësuar në ekipin e Spanjës

nga D V

Talenti i Spanjës, Lakime Yamal i ka dhënë merita të mëdha bashkëlojtarit të tij te kombëtarja, Rodri, të cilin e ka cilësuar si pjesë shumë të rëndësishme të ekipit.

17-vjeçari Yamal është përkujdesur ta lavdëroj bashkëlojtarin e tij Rodri para finales së madhe ndaj Anglisë në Euro 2024.

“E padrejtë që flitet pak për Rodrin? Siç e dinë të gjithë, ai është më i miri në pozicionin e tij, një nga lojtarët më të mirë në botë”, u tha fillimisht Yamal gazetarëve.

“Ai është një pjesë shumë e rëndësishme. Pa të, të gjitha ndeshjet do të ishin të çmendura, nuk do të kishte kontroll”.

“Është e vërtetë që me mua dhe me Nicon ka shumë vertikalitet, por është ai që është gjithmonë aty, ai që i jep lojë ekipit”.

“Ai është një nga pjesët më të rëndësishme të ekipit”, përfundoi talenti i Spanjës.

Siç ka thënë dikur Vincente Del Bosque: “Nëse e shikoni ndeshjen nuk do ta shihni Busquets, por nëse shikoni Busquets, do ta shihni të gjithë ndeshjen”.

Ndoshta të njëjtën gjë mund të themi edhe për Rodrin. Mesfushori i Manchester Cityt ka qenë i jashtëzakonshëm këtë sezon, jo vetëm për Spanjën, por edhe për klubin e tij.

Ndërkohë Lamine ka festuar ditëlindjen e 17-të. Dukej sikur ishte 16 vjeç përgjithmonë duke pasur parasysh se luajti më shumë se 60 ndeshje për klubin dhe kombëtaren përpara se të mbushte 17 vjeç.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More