Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“E papranueshme, që ende nuk është garantuar strehimi”, Meta me apel të fortë një vit pas tërmetit: Gjeni përgjegjësit!

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 51 jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues i një viti më parë, pasi dhuroi gjak në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Meta tha se është e papranueshme, që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti. Kushtet e vështira ku jetojnë shumë prej tyre i ekspozojnë edhe më shumë ndaj pandemisë, shtoi ai.

“Meqenëse sot është edhe përvjetori i tërmetit mjaft të fortë dhe tragjik që mori 51 jetë të qytetarëve tanë 1 vit më parë dhe që shkatërroi banesat dhe pronat e qytetarëve në Durrës, Kavajë, Kurbin, Tiranë e me radhë, shpreh solidaritetin më të thellë me këta banorë që jo vetëm vuajnë moszgjidhjen e çështjes së banimit por edhe mungesën e ndihmave dhe se një pjesë e tyre jetojnë në kushte të vështira, për shkak se dimri ka hyrë e kjo i bën më të ndjeshëm ndaj rënies së imunitetit dhe prekjen nga virusi Covid 19. Është e rëndësishme të shtohen të gjitha përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre, sa më pak propagandë, sa më shumë punë dhe transparencë. Po ashtu ndëshkim për të gjithë ata që duhet të mbajnë përgjegjësi për cilësinë e dobët në ndërtesat e shkatërruara një vit më parë”,- tha Meta në prononcimin e tij.

Postimi i Metës

Nderim kujtimit të 51 jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues dhe solidaritet me familjet e tyre dhe gjithë të prekurit nga ajo fatkeqësi natyrore.

Një vit më pas, është e papranueshme, që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti.

Kushtet e vështira ku jetojnë shumë prej tyre i ekspozojnë edhe më shumë ndaj pandemisë.

Të shtohen të gjitha përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre, me sa më pak propagandë dhe sa më shumë punë e transparencë.

Ndërkohë drejtësia duhet të tregojë kush mbajti përgjegjësi për cilësitë skandaloze të shumë pallateve dhe pronave të qytetarëve.

Falenderim për të gjitha vendet mike për ndihmat bujare ndaj popullit shqiptar.

Postime të ngjashme

Gara për kryetarin e PD-së, kryeson Lulzim Basha

Dafina Vidishiqi

Publikohen rezultatet e para për garën brenda PD

Dafina Vidishiqi

Rama pas nënshkrimit të marrëveshjes për 5G: Shqipëria përherë krenare të jetë krah SHBA-së

Dafina Vidishiqi

Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike

Dafina Vidishiqi

Qyteti i Vlorës i gatshëm për sezonin veror, pritet trefishim i turistëve

Dafina Vidishiqi

Sot votohet për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha me tre kundërkandidatë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...