Agjencia Zhurnal.mk

E paprecedent, dasma kthehet në arenë boksi (Video)

Ulërimat dhe festa janë pjesë e çdo dasme.

Por, një gjë e tillë nuk ndodhi për të festuar ditën më të lumtur të një çifti anglez, pasi një sherr masiv shkatërroi gjithçka. Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin anglez, Wolverhampton, ku një sherr masiv përfshiu të zotët e shtëpisë dhe miqtë.

Qendra e vallëzimit u kthye në një ring të vërtetë boksi, ku nuk u kursyen as grushtat dhe as karriget. Mes ulërimave dhe tingujve të thyerjes së gotave, dëgjohet një njeri që bën thirrje për qetësi.

Nga përleshja masive, katër persona morën plagë në trup. Një vajzë mori mjekim në sallën e dasmave, dy të tjerë u dërguan në spital dhe një 40-vjeçar refuzoi të merrte ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për dhunën në “Hotel Ramada Park Hall”, duke deri më tani nuk dihen shkaqet apo përgjegjësit kryesorë./Ora News.tv/

Videon mund ta ndiqni duke klikuar KËTU.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...