Agjencia Zhurnal.mk
Bota

E papritur! Jep dorëheqjen aleati historik i Presidentit Erdogan, ja arsyeja

Një aleat historik i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dha sot dorëheqjen nga roli i këshilltarit, pasi ishte sulmuar ashpër se kishte kërkuar lirimin e kundërshtarëve të burgosur, pas njoftimit të reformave gjyqësore nga kreu i shtetit.

Bülent Arinç, ish-zëvendëskryemistër dhe presidenti i Parlamentit, 72 vjeç, dha dorëheqjen nga këshilli i lartë i presidencës, një instancë i ish-zyrtarëve të lartë që supozohet t’i bëjnë rekomandime Erdoganit.

“I kam paraqitur kërkesën time të dorëheqjes presidentit, i cili e ka gjykuar të pranueshme”, deklaroi Arinç në një komunikatë të publikuar në Twitter.

Ai nuk është shprehur nëse do të largohet gjtihashtu nga partia presidenciale AKP, të cilën ai e bashkëthemeloi me Erdogan në vitin 2001.

Ky bashkëudhëtar i Erdogan është kundërshtuar nga presidenti dhe është kritikuar ashpër nga disa media proqeveritare këto ditët e fundit, sepse kishte kërkuar, gjatë një emisioni televiziv, lirimin e opozitarit kurd Selahattin Demirtas dhe Osman Kavala.

Postime të ngjashme

Tërmeti i fortë godet Greqinë

T E

Zemërimi vazhdon të rritet, mijëra myslimanë protestojnë për karikaturat franceze

S.B.

Çekia, nga 14 tetori, mbyll restorantet, baret, shkollat…

admin

Robotët që luftojnë koronavirusin në aeroporte, zyra dhe spitale

T E

Vaksina kanadeze antiCOVID-19 stimulon antitrupa në 100 % në provën fillestare

S.B.

Pelosi nga shefi i armatës amerikane ka kërkuar ndërmarrjen e hapave që Trampi mos ketë qasje në kodet për armë bërthamore

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...