Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“E patolerueshme, vetëm 44 % e krimeve seksuale ndaj fëmijëve dënohen”, Meta thirrje Kuvendit: Miratoni pr/ligjin për regjistrin me emrat e dënuarve

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, presidenti Ilir Meta i bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të përmirësojnë politikat në ndihmë të të miturve.

Gjatë fjalës së tij, teksa evidentoi disa probleme që shqetësojnë ende vendin tonë, duke e renditur atë të fundit në rajon, kreu i shtetit theksoi se duhet urgjentisht që të zbatohen modele për mbrojtjen e fëmijëve.

Mes të tjerash ai i bëri thirrje Kuvendit që të miratojë projektligjin për regjistrin të dënuarit për krime seksuale, ndërsa vuri theksin tek një nga problemet shqetësuese; mos dënimin e rasteve të tilla. Sipas tij vetëm 40 % e rasteve të abuzimit marrin dënim të formës së prerë.

“Shqipëria shfaq problematika, barriera dhe mangësi me kapacitet për trajtimin e krijimeve seksuale te fëmijët dhe adoleshentët. Shërbimet shoqërore janë larg standardin. Ndaj Njësia e Inteligjencës e rendit vendin tonë shumë larg vendeve të Rajonit. Në këtë kuadër, është urgjente që të merren hapa të përmirësimit të menjëhershëm të politikave, dhe të zbatohen modele për mbrojtjen e fëmijëve. Dua të nxis Kuvendin dhe deputetët që të miratojnë sa më shpejt projektligjin për regjistrin të dënuarit për krime seksuale që CRCA Albania ka përgatitur. Është e patolerueshme qe vetëm 44 % e autorëve të krimeve seksuale të fëmijëve janë dënuar me formë të prerë. Të gjitha strukturat dhe agjencitë e ndryshme, duhet të intensifikojnë përpjekjet që parandalojnë abuzimin e fëmijëve, duke rritur ndëshkueshmërinë. Çështja e abuzimit me fëmijët është komplekse. Fëmijët janë e sotmja dhe e ardhmja jonë. Të gjithë e kemi për detyrë që t’ju sigurojmë atyre të ardhme të sigurt.”, tha Meta.

Postime të ngjashme

Kakavija hapet për autobusët e udhëtarëve nga Shqipëria

Bekim Laçi

Wizz Air sjell avionin e pestë në Rinas: Nisin fluturimet direkte drejt Barcelonës dhe Köln

Bekim Laçi

Gazetarja greke e pyet për marrëdhëniet me Turqinë, Rama: Mos jeni xheloze?

Bekim Laçi

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri

Bekim Laçi

Rama në Shkup: Nuk jemi ne ata që dështuam, ky është mossukses i BE-së

Bekim Laçi

Flet çifti që u terrorizua nga pronarët e hotelit në Shqipëri

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...