Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

E përfshirë edhe FBI! Arrestimet tek AKBN, zbardhen emrat e zyrtarëve që ranë në pranga (skema si i shkaktuan shtetit 1.5 mln dollarë dëm)

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka siguruar emrat e zyrtarëve të AKBN (Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore) për të cilat prokuroria ka kërkuar masën arrest me burg e që akuzohen për “mashtrim me pasoja të rënda”, “kontrabande me mallra qe paguhen akcize”, “fshehje te ardhurash” dhe “shpërdorim detyre”.

Naim Kasa, Isuf Berberi, Klodian Gradeci, Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, Arben Doda, Simon Marku dhe Rezarta Qose (specialiste në AKBN) janë emrat për të cilët Prokurori Julian Xhengo ka kërkuar masën.

Ndërkohë raportohet se gjashtë prej tyre janë arrestuar, mes të cilëve zyrtarë të arrestuar të AKBN janë Naim Kasa, Isuf Berberi, Denis Durrsi (Drejtor Ekonomik) dhe Qani Hoxhaj (shef sektori i licensave të prodhimit) , ndërsa është në kërkim Klodian Gradeci, Drejtor i drejtorisë së hidrokarbureve.

Naim Kasa dhe Klodian Gradeci cilësohen si kryesorët në këtë çështje, për të cilën hetimet kanë nisur që në vitin 2016.

Nga hetimet ka rezultuar se shoqëria “Phoenix petroleum” ( me drejtues Naim Kasën dhe Isuf Berberin) e cila me Marrëveshje Hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave  dhe të ndjekur për ecurinë e saj nga AKBN ka shfrytëzuar disa puse nafte.

Ndërkohë me qëllim plotësimin e detyrimeve, pra investimeve të detyrueshme për këto puse nafte dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer , kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar kompania amerikane “Black Swan Energy Service”.

Në këto hetime përveç Prokurorisë shqiptare është e përfshirë edhe FBI, e cila u angazhua pas kërkesës së letërporosisë për të konfirmuar se nuk kishte partneritet mes kompanisë shqiptare dhe asaj amerikane.

Si ka nisur e gjitha? 

Hetimet për çështjen kanë nisur mbi bazën e kallëzimit penal  të drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë  “Albpetrol Sh.A’.

Nga hetimet ka rezultuar se shoqëria “Phoenix petroleum” ( me drejtues Naim Kasën dhe Isuf Berberin) e cila me marrëveshje Hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave  dhe të ndjekur për ecurinë e saj nga AKBN ka shfrytëzuar disa puse nafte.

Ndërkohë me qëllim plotësimin e detyrimeve, pra investimeve të detyrueshme për këto puse nafte dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer , kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar kompania amerikane “Black Swan Energy Service”.

Falsifiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1.3 milion dollarë.

Punonjësit e AKBN të arrestuar (Denis Durrsi, Qzni Hoxhaj, Rezarta Qose) dhe i shpalluri në kërkim Klodian Gradeci kanë certifikuar në mënyrë të paligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura si të kryera.

Po kështu, punonjësit  e administratës tatimore (Arben Doda dhe Simon Marku) kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin duke bërë që kjo administratë të pësojë një dëm prej 568000 dollarë.

Dëmi që ka pësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë AKBN nga veprimet e paligjshme të punonjësve të saj është  më shumë se 1.4 milion dollarë.

Postime të ngjashme

“Njoftoi trafikantët për hetimin”/ Mbërrin letërporosia nga autoritetet gjermane për ish-zv/drejtorin e OFL, Artan Shkëmbi

S.B.

Rama zbulon detajet e marrëveshjes për Aeroportin e Rinasit

S.B.

Shpallet fituesi për aeroportin e Vlorës, Balluku: Moment historik, vlera e investimit rreth 104 milion euro

S.B.

Manastirliu në maternitetin e ri të Lezhës: Po ndërtojmë 4 maternitete, mbi 72 mijë familje janë mbështetur me bonusin e bebes

S.B.

Zgjedhjet e 25-prillit/ Meta kërkesë Kuvendit, Ramës dhe Çuçit për zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit

S.B.

“S’jemi të pasur por do rindërtojmë çdo shtëpi falas”/ Ahmetaj: Në pranverën 2022 nuk do ketë asnjë shenjë nga tërmeti!

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...