E përfundoi burgun në Siri, pret të kthehet në Kosovë

Të shtunën nga Siria në Kosovë u kthyen 11 shtetas kosovarë, në mesin e tyre një grua me fëmijë.

 

Kuvendi i Kosovës fillon nismën për ligjin që rregullon fushën e kriptovalutave
11 shtetas Kosovarë u kthyen të shtunën në Kosovë nga zonat e konfliktit në Siri.

Ky riatdhesim i tyre u bë publik pas një postimi në facebook nga ministri i Punëve të Brendshme.

Në mesin e të kthyerve, Sveçla ka treguar që është edhe një grua me disa fëmijë.

Ai është zotuar se Qeveria e Kosovës do të punojë që këta të integrohen sa më parë në rrethin e tyre.

Këtë veprim të institucioneve e kanë mirëpritur edhe ambasada amerikane në Kosovë, ku kanë theksuar që Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

“SHBA përgëzon riatdhesimin e djeshëm të qytetarëve kosovarë nga zonat e konfliktit në Siri. Këto kthime demonstrojnë gatishmërinë e Kosovës për të marrë përgjegjësi për qytetarët e saj duke dhënë një shembull për të tjerët. Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.”, thonë nga Ambasada Amerikane në Kosovë

E pikërisht ushtria amerikane është një nga meritoret që mundëson kthimin e shtetaseve kosovarë në Kosovë.

Kështu thotë drejtori në Institutin e Kosovës për Studime Ndërkombëtare.

Sipas Elezit, institucionet e Kosovës duhen të përpiqen që t’i riatdhesojnë të burgosurit që gjenden në këto zona të luftës.

Një nga ta, është një person që sipas tij e ka përfunduar burgun e po pret kthimin në Kosovë.

Që nga shpërthimi i konfliktit në Siri dhe Irak, rreth 400 kosovarë udhëtuan drejt Sirisë, në mesin e tyre, burra, gra dhe fëmijë.

Nga ky numër, përgjatë viteve janë kthyer në Kosovë më shumë se 200 persona, ku po punohet akoma në integrimin e tyre.

Related posts

Haradinaj nesër shpalos programin për Prishtinën

D V

12,159 raste aktive me coronavirus në Kosovë

D V

Ambasadori Kosnett: ShBA-ja luajti rol në prishjen e koalicionit LDK-Vetëvendosje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More