E përlotur, Paloma zbulon çfarë i tha bashkëshorti para se të futej në ‘Big Brother VIP’

Paloma, emri i vërtetë i së cilës është Rudina Demneri, ka treguar se hyrja e saj në Big Brother VIP nuk ka qenë një vendim i lehtë për t’u marrë. Gazetarja është shprehur se e ka shumë të vështirë të qëndrojë larg së bijës, Lunës, për një afat kohor të pacaktuar.

Ditën e djeshme, gjatë kohës që po bisedonte me Monika Lubonjën në oborrin e shtëpisë, Paloma zbuloi çfarë i ka thënë bashkëshorti kur ka mësuar dëshirën e saj për të hyrë në këtë spektakël. Ajo tregoi se ai ka qenë personi i parë që e ka nxitur të hyjë në Big Brother VIP.

Ishte i pari që donte që unë të futesha. Asnjë tjetër nuk donte, as motra e madhe, as mami, as babi. ‘Futu’ më tha ‘vazhdo ëndrrën tate’. Kurrë nuk më ka përdor apo shfrytëzuar ndonjëherë. Kur vjen me lekë në shtëpi, m’i dorëzon mua të gjitha. Kur unë u futa këtu, çfarë kishte (lekë) ‘tha ik rregullo çfarë të duash, flokët, gjërat, këtë, atë…,- tha Rudina.

Paloma prej vitesh është e martuar me kompozitorin rumun, Alandi, i cili realizon këngë për shumë artistë shqiptarë. Çifti kanë një vajzë, të cilën e kanë quajtur Luna.

Natën e parë të spektaklit, Paloma zbuloi se motra tjetër e saj, e cila nuk jeton më, ka pasur shumë dëshirë që ta shihte atë brenda Big Brother dhe ky qe një tjetër faktor që ndikoi në vendimin e gazetares për të hyrë në shtëpinë e madhe.

Related posts

Leonita shpërndan fotografi të përbashkët me Xhakën: Dashuria e jetës time

D V

Vesa Luma dhe Big Basta festojnë gjashtëvjetorin e martesës

D V

Aktorja Kate Beckinsale dërgohet me urgjencë në spital në Las Vegas

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More