Shkup, 28 prill – Kovacki mbrëmë nga tubimi në Koçan tha se Loga së bashku me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe zëvendës kryeministrin Artan Grubi, “kryejnë ryshfet masiv, kërcënojnë dhe shantazhojnë për të marrë një deputet në njësinë e tretë zgjedhore”.
Dua t’i dërgoj një mesazh Aliut dhe Grubit. Këto ditë dëgjoj se bëjnë ryshfet masive, kërcënojnë dhe shantazhojnë, e dërgojnë Krenar Logën në Dellçevë dhe Berovë, të gjitha për të marrë një deputet këtu në njësinë e tretë zgjedhore. Krenar, mos i ndot duart. Ju nuk bëni pjesë atje. Tërhiquni sa të jetë koha, do të përfundoni në burg, si ministër i Drejtësisë e dini që kjo që po bëni është në kundërshtim me ligjin, tha ndër të tjera deputeti Kovaçki.
Në anën tjetër i është përgjigjur Lloga duke thënë se Fronti Europian
I panderuar z. Kovaçki,
E pranova mesazhin tuaj. E njoh kapacitetin tuaj intelektual, kuadër i pareformuar, i cili për fat të mirë, në një vend anëtar të NATO-s nuk ka perspektivë dhe mundësi për të marrë certifikatë sigurie, gjë që për fatin tuaj të keq, postin Ministër i Mbrojtjes që e ëndërroni gjatë kohë po bëhet i paarritshëm.
Këtë kërcënim mbajeni për vete. Në të njëjtën kohë, Ju falënderoj që na motivoni më tej. Këto budallallëqe të shekullit të kaluar, siç e thot populli, nuk pinë ujë tek ne. Do të më keni çdo ditë, në çdo pjesë të këtij shteti të përbashkët. Maqedonia ime është më e pasur se e Juaja. Maqedonia Evropiane është shumë më e bukur dhe më perspektive, për dallim nga Maqedonia Juaj, e cila është regresive, e izoluar dhe është me “defter” kundër qytetarëve të saj. Ju Kolonel i paaftë, si Front Evropian këtu jemi garancia që ky shtet do të ecë përpara dhe se ky shtet është i të gjithë qytetarëve, si i maqedonasve, ashtu edhe i të gjithë të tjerëve të njësisë së tretë zgjedhore …
– 9308 romë;
– 8628 shqiptarë;
– 5590 turq;
– 5199 boshnjakë;
ose gjithsej 28725, votues të papërfaqësuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Dhe për fund, korigjohuni, nuk do të ketë një deputet por minimum tre, sepse bartës është Prof. Dr. Sulejman Baki (një turk krenar i këtij shteti), e i dyti në listë është Xhevdet Sadiku (shqiptar krenar nga Maqedonia e juaj e Veriut).