Agjencia Zhurnal.mk
Sport

E pranon Jurgen Klopp: E Morëm atë që e merituam

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka pranuar se Liverpooli e meritoi humbjen 3:1 kundër Real Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve të martën, e cila ia zbeh dukshëm shpresat të kuqve për ta arritur gjysmëfinale.

Të kuqtë do ta presion gjigantin spanjoll në Anfield javën e ardhshme për ndeshjen e kthimit, ku do të përpiqet ta arrijë një rikthim tjetër të vështirë, por këtë herë pa ndihmën e tifozëve.

Klopp, duke folur pas ndeshjes, tha se shqetësimi kryesor i tij ishte loja e dobët nga skuadra e tij.

“Pik së pari, mendoj se nuk e merituam fitoren sonte, sepse ne nuk luajtëm mjaftueshëm mirë dhe ky është shqetësimi im i parë”, tha Klopp.

“Ne nuk luajtëm mirë në pjesën e parë, veçanërisht. E pranuam golin e parë e pastaj ia sërvuam në pjatën golin e dytë Madridit, pas gabimit të Trent Alexander-Arnold. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe e shënuam golin, i cili është gjëja e vetme pozitive e mbrëmjes”, shtoi ai.

“Nuk kemi merituar shumë më tepër, por ai gol dhe pjesa e dytë ishte në rregull. Na mban në jetë”, ka thënë Klopp.

Postime të ngjashme

Angli 0-0 Skoci, notat e lojtarëve: James dhe Mount më të mirët

Dafina Vidishiqi

Mbyllet pa gola ndeshja mes Anglisë dhe Skocisë

Dafina Vidishiqi

Morata: Nuk është asgjë nëse tifozët më vërshëllejnë, jam më i motivuar se kurrë për Poloninë

Dafina Vidishiqi

Zyrtare: Simonovski nënshkruan me Dritën

Dafina Vidishiqi

Prishtina akomodohet në Tiranë para ndeshjeve të raundit preliminar në LK

Dafina Vidishiqi

Pa gola pas 45 minutave të para në derbin britanik

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...