Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

E pyetur nëse ndonjëherë ka vuajtur nga ankthi, Aurela Gaçe: Sigurisht, kam pasur vështirësi shpirtërore, psikologjike e monetare

Këngëtarja Aurela Gaçe vazhdon të jetë shumë e afërt dhe e hapur me dashamirësit e muzikës së saj.

Ajo së fundmi ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjete sociale përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’, ku ka zbuluar disa të pathëna nga karriera profesionale.

E pyetur nëse ndonjëherë ka vuajtur nga ankthi, artisja u përgjigj në detaje duke sqaruar arsyet, të gjitha vështirësitë si ato ekonomike e shpirtërore.

“Sigurisht. Kur ti je fëmija i madh i familjes, kur ti nuk ke asnjë të ardhur, kur dëshiron shumë në jetë, duhet të marrësh vendime e të bësh të pamundurën t’i realizosh. Gjatë periudhave të ndryshme, kam pasur vështirësi shpirtërore, psikologjike, monetare, të cilave duhet t’u jepja zgjidhje vetë”.

“Për shembull: Në koncertin e dytë recital, në Pallat të Kongreseve, ngela borxh 15 milionë lekë. 35 i përfundova me sponsora e bileta, pastaj merrja avionin çdo të premte në darkë shkoja në club diku në Zvicër, punoja deri të dielën, vija të hënën në mëngjes në shkollë, ktheja frangat në lekë, laja borxhet e kështu me radhë derisa ja dola ballë-ndritur. Imagjino ishte viti 2000. Unë luftoja të ndërtoja atë çfarë doja, por s’ka qenë aspak e lehtë”, tha Aurela Gaçe.

Megjithë sfidat në jetë, Aurela ka arritur të shndërrohet në një nga këngëtaret më të suksesshme në trojet shqiptare.

Postime të ngjashme

Me këmishë nate dhe e pa grimuar, Dua Lipa iu thotë “mirëmëngjesi” fansave me poza ku vë në pah dukjen e saj natyrale

S.B.

Dua Lipa sërish pjesë e reklamës së parfumit “Libre”

S.B.

Madonna e ka blerë shtëpi 19.3 milionë dollarësh nga The Weeknd

S.B.

Kanye West dhe Kim Kardashian kërkojnë të dy kujdestarinë e përbashkët në divorc

S.B.

Bebe Rexha shënon një tjetër sukses të madh, kënga e saj “Meant to be” arrin një miliard dëgjime në Spotify

S.B.

Të famshmit nga estrada shqiptare urojnë Muajin e Shenjtë të Ramazanit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...