Agjencia Zhurnal.mk

E qëlloi me mjete të forta dhe e la të vdekur në makinë, autori telefonoi familjarët pas krimit, ja çfarë ju tha

Detaje të tjera janë bërë të ditura në lidhje me vrasjen e ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër, ku u gjet i pajetë në mjetin e tij shtetasi Gëzim Saraçi.

Dyshohet se vikt8ima ka qenë duke udhëtuar me autorin e vrasjes së tij në një kamionçinë. Dyshohet se pas një konflikti verbal, autori ka reaguar dhe ka qëlluar me mjete të forta 57-vjeçarin.

Ndërsa pas ngjarjes, autori, me origjinë nga Derviçani i Dropullit, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka marrë në telefon familjarët e tij, ku i ka bërë të ditur se ka vrarë 57-vjeçarin.

Kanë qenë pikërisht familjarët e autorit ata që kanë shkuar të parët në vendngjarje dhe kanë gjetur trupin e pajetë të Saraçit.

Autori dyshohet të ketë marrë plagë pas konfliktit me 57-vjeçarin, ndërsa po bëhet krehja e zonës për gjetjen e tij.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...