E quajtën njëri-tjetrin “vëlla e motër”, por duket se ka diçka më shumë – Fifi dhe Graniti thonë se po lind diçka mes tyre në BBV

Big Brother VIP është kthyer pa diskutim në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

 

Dinamika që po krijojnë personazhet VIP brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka bërë që shumica prej tyre të komentohen me të madhe në rrjetet sociale.

Në mbrëmjen e spektaklit të martën është diskutuar për afrimitetin që kanë treguar mes vete këngëtarja Fifi dhe ish-futbollisti Granit Cana.

Foto: Top Channel

Të dy banorët kanë kaluar shumë kohë me njëri-tjetrin në shtëpi, gjersa edhe flenë me krevate pranë e pranë njëri-tjetrin.

Të martën, dyshja diskutuan bashkë me opinionistët e programit për atë se çfarë është duke ndodhur mes tyre, duke cekur se fillimisht kanë qenë miq aq të mirë sa që e kanë thërritur njëri-tjetrin “vëlla e motër”.

Foto: Top Channel

Mirëpo gjërat mes dyshes duket se kanë shkuar edhe më tej dhe këtë e pranuan vet FIfi me Granitin në dhomën e rrëfimit, duke thënë se do t’ia lënë kohës, por që kanë simpati për njëri-tjetrin dhe ndjejnë sikur ka shkëndija mes tyre.

Më pas atyre iu është transmetuar klipi me pamjet e asaj se çfarë të tjerët kanë thënë për ta dhe pasi kanë dëgjuar rrëfimet e të tjerëve, Fifi ka pasur një debat me disa prej banorëve, duke u sugjeruar të mos komentojnë duke parashikuar atë që do të ndodhë mes tyre. 

Related posts

Trejsi nuk i lë vend imagjinatës teksa pozon ‘hot’ në bikini rozë

D V

Gent Fatali shijon romancën e dashurisë me motrën e Loredanës

D V

Kida tregon muskujt e barkut, merr vëmendje me pozat e reja nga Jala

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More