Agjencia Zhurnal.mk.

“E shqyen me plumba”, gruaja e presidentit të Haitit rrëfen për vrasjen e burrit të saj

E veja e plagosur e presidentit të Haitit tha se vrasësit “e shqyen” burrin e saj me plumba.

Martine Moise tha se sulmi ndodhi aq shpejt, saqë burri i saj, Jovenel, “nuk ishte në gjendje të thoshte asnjë fjalë të vetme”. Presidenti Moise u vra më 7 korrik në rezidencën e tij në kryeqytetin Port-au-Princ.

Policia haitiane tha se një grup prej 28 mercenarësh të huaj vrau presidentin.

Zonja Moise gjithashtu u plagos në sulm dhe u dërgua në Majami për mjekim.

Të shtunën, ajo postoi një mesazh me zë në faqen e saj në Twitter, duke u zotuar se do të vazhdojë punën e tij.

Një numër i njerëzve konfirmuan se është gruaja e presidentit. “Sa hap e mbyll sytë, mercenarët hynë në shtëpinë time dhe shqyen burrin tim me plumba”, tha ajo, teksa përshkroi momentin kur sulmuesit vranë burrin e saj.

“Ky akt nuk ka emër, sepse duhet të jesh një kriminel i pakufishëm për të vrarë një president si Jovenel Moise, madje pa i dhënë mundësinë të thotë një fjalë të vetme”, tha zonja Moise, raporton REL.

Ajo sugjeroi se burri i saj u bë shënjestër për arsye politike dhe përmendi një referendum për ndryshimet në Kushtetutë, i cili do të mund t’i jepte presidentit më shumë pushtet.

Moise, 53 vjeç, ka qenë president i Haitit – vendit më të varfër në dy Amerikat – qysh në vitin 2017.

Ai është përballur me akuza për korrupsion dhe është sfiduar nga disa protesta anti-qeveritare.,

Related posts

Bashkëkombasit nga Detroiti me zemër të madhe si “Nënë Tereza”, mbledhin gati 400 mijë dollar për Kishën në Malin e Kakariqit

Xh M

SHBA dhe Britania vënë sanksione të reja ndaj Iranit

Xh M

“Duhet të jemi gati”, zyrtari gjerman: Rusia mund të sulmojë NATO-n në vitet e ardhshme

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy