Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

E tmerrshme: Bleu perrime në marketin KAM, brenda gjeti miun e ngrirë (Foto)

Shkup, 5 prill – Zhurnal.mk – Një rast tronditës ka ndodhur dje në Manastir, ku një qytetar kishte blerë perime të ngrira nga marketi KAM, por ajo që trishton është se brenda paketimit është gjetur një mi i ngrirë.

Rasti i ka ndodhur këshilltarit të komunës së Manastirit, Ivan Culakoski, i cili menjëherë në profilin e tij në FB ka shpërndarë fotografitë nga ajo çfarë gjeti brenda paketimit të perimeve.

Opinioni ka ngelur i tronditur nga ky rast dhe tani druhen të blejnë produkte nga ky market. Produktet janë prodhim i Serbisë ndërsa importon KAM LLC.

Ndaj këtij rasti, menjëherë ka reaguar Agjencia për Ushqim dhe Veterinari. Nga atje thonë se është urdhëruar që të gjitha produktet nga kjo kompani të tërhiqen nga marketet e KAM.

“Përshkak dyshimeve për kontaminim fizik (prezencë e një miu) në një miks perimesh të ngrirë “Sani fantazi – Carski miks) me prejardhje nga Republika e Serbisë, e importuar nga KAM Dooel, Agjencia ka dhënë ndalesë prë shitje të këtij produkti dhe ka urdhëruar të tërhiqen nga marketet KAM në gjithë territorin e shtetit. Është dhënë urdhër të kontrollohen të gjitha seritë e këtij prodhimi, në të gjitha marketet ku është plasuar ky prodhim në gjithë shtetin”, njoftuan nga Agjencia.

Nga ky prodhim gjithashtu para një kohe u gjet një gozhdë.

Го сакам КАМ во поштенско сандаче!!! Јадиме здрава храна… Семката ваша!!!Ројал микс со глушец. 🤮🤮🤮Кај да го…

Posted by Ivan Culakoski on Sunday, April 4, 2021

Postime të ngjashme

Carovska: Organet hetuese do të zbardhin si është bërë furnizimi me librat shkollorë

Bekim Laçi

Pa marrëveshje me Sofjen, Shkupi nuk mund të shpresoj çelje të negociatave me BE

Bekim Laçi

Konferencë rajonale “Mbrojtja nga tregtia me fëmijë dhe eksploatimi i tyre në Ballkanin Perëndimor”

Zekirija Haxhiu

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të BE-së, shanset për Maqedoninë janë shumë të vogla

Zekirija Haxhiu

Qeveria do të marrë vendim për taksën ekologjike dhe TVSH më të vogël për energjinë

Zekirija Haxhiu

11 qytete pa raste aktive me Covid, situata e qëndrueshme

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...