E veshur me fustan nusërie, Adelina Ismaili ndan pamje nga klipi i ri me Sabri Fejzullahun

nga D V

Diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili dhe ikona Sabri Fejzullahu, janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

Ata kanë njoftuar për bashkëpunimin pak ditë më parë, gjersa kanë përfunduar edhe xhirimet.

Dyshja e famshme e estradës kanë sjell pamje nga klipi, ku nuk ka dyshim se do të jetë i veçantë.

Artistja e njohur është shfaqur me një fustan nusërie, në të cilin duket e mrekullueshme.

“Të puth baba lulen e ballit…”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.

Akoma nuk është zbuluar data e saktë se kur do të lansohet ky duet, por që mezi po pritet nga fansat.

Ata kanë bashkëpunuar edhe shumë vite më parë, e kanë qenë së bashku nëpër evente të ndryshme. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More